SHPËRNDAJE

Talenti kosovar i Schalke04, Donis Avdiaj, është prurja më e re e Përfaqësuesës së Kosovës në futboll. Madje Avdiaj i është bashkuar Kosovës, në Antalya, aty ku skuadra e Albert Bunjakit, po përgaditet për ndeshjen e rradhës kualifikuese që Kosova e zhvillon ndaj Turqisë. Megjithatë, Donisi nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin e nevojshëm dhe si rrjedhojë nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen e së shtunës.
Avdiaj ishte dëshirë edhe e Kombëtares shqiptare, teksa në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave zingjirë të grupmoshave të Gjermanisë.

PËRGJIGJU