SHPËRNDAJE

Trajneri i Trepçës 89′, Veton Çitaku, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ferizajit në mikrofonin e Supersport u shpreh tejet i kënaqur për fitoren 4:1 dhe rimarrjen e kreut në renditjen tabelare.

“Jam i kënaqur më atë që treguan lojtarët në fushë. Futja në lojën e kapitenit Shpëtim Idrizi ndryshoi qasjen në lojë. Sigurisht që epiteti i liderit nuk ishte prioritet e Trepçës 89′ para fillit të kampionatit, por serioziteti i ekipit bëri që kjo të kthehej në realitet”, tha Çitaku.

PËRGJIGJU