SHPËRNDAJE

Në Francë janë të sigurt se Inter është në avantazh për blerjen e Nasri nga Manchester City, por per sherbimet e mesfushorit interesohet edhe Juventus.

Futbollisti i pëlqen prej kohësh trajneri Roberto Mancini, që e ka stërvitur kur ishte në Premier League. Sipas gazetës “L’Equipe” futbollisti kërkon të jetë titullar sivjet, diçka që nuk e ka të sigurt te Manchester City, që është gati ta shesë për 20 milionë euro, duke qenë se edhe trajneri Pep Guardiola e ka kritikuar francezin për mbipeshën e treguar pas pushimeve të verës.

PËRGJIGJU