SHPËRNDAJE

Trajneri i njohur italian Gianfranco Zola është rikthyer në futbollin anglez. Ai edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me skuadrën Birmingham City për dy vite e gjysmë.

Blues, janë në pozitën e shtatë aktualisht në Championship dhe nuk është s aka shumë gjasa që të rikthehet në elitën e futbollit anglez, por puna e tij dhe synimi është Premier League.

Zola ishte së fundmi trajner te Al-Arabi, por u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe tash ka marr në dorë skuadrën e cila është në duart e kinezëve Trilion Trophy Asia që nga muaji tetor. Zola ka pasur edhe më herët përvojë në futbollin anglez te West Ham dhe Watford, por nuk është se pati suksese.

Italiani 50-vjeçari e zëvendëson të shkarkuarin Gary Rowett.

 

 

 

PËRGJIGJU