SHPËRNDAJE

Ndeshja e parafundit i xhiros së 16-të në La Liga ndërmjet Athl. Bilbaos dhe Celta Vigos u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultat 2:1.

Në fakt ishin musafirët ata që kishin epërsinë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo 8 minutat e fundit të takimit ishin të kobshme për Celta Vigon.

Fillimisht Aspas solli në epërsi Vigon dhe deri në minutën e 80 u mendua se Bilbao do të pësojë disfatë në këtë ndeshje, por ndodhi e kundërta.

Fillimisht sulmuesi veteran Aduriz barazoi shifrat dhe më pas San Jose vulosi fitoren i skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

Pas xhiros së 16-të në La Liga, Bilbao ndodhët në vendin e shtatë me 26 pikë, kurse Celta vazhdon të qëndrojë në vendin e 12 me 21 pikë të tubuara.

PËRGJIGJU