SHPËRNDAJE

26 dhjetori është dita pas Krishtlindjeve kur hapen dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri. Pikërisht kjo ditë ka dhuruar edhe një nga javët më të paharrueshme në historinë e kampionatit anglez, transmeton “T.S”.

Në vitin 1963, përpara 53 vitesh, u shënuar një numër rekord prej 66 golash në 10 ndeshjet e kampionatit. Mesatarja, 6.6 gola për ndeshje.

Shënuan 18 nga 20 ekipet që luajtën dhe nuk pati asnjë barazim pa gola.Chelsea arriti një fitore të thellë, 5-1 në Blackpool, ndërsa Burnley shkatërroi Manchester United me rezultatin 6-1, ku katër gola u shënuan nga Andy Lochhead.

Liverpool fitoi gjithashtu 6-1 ndaj Stoke dhe në këtë rast shënoi katër gola Roger Hunt, por sado të thella të duken këto fitore nuk janë asgjë në krahasim me fitoren 10-1 që Fulham arriti ndaj Ipswich.

Kurioz është fakti që këto dy ekipe në kategorinë e dytë angleze, do të ndeshen të hënën me njërin-tjetrinJava “e çmendur” solli edhe fitoren 8-2 që Blackburn arriti në Londër ndaj West Ham, ndërsa ndeshjet mes Nottingham Forest dhe Sheffield United, si dhe mes Wolves dhe Aston Villa u mbyllën në barazime 3-3.

Te sfida West Brom-Tottenham shënuan dhe nga një gol më shumë të dyja ekipet, teksa derbi u mbyll 4-4.

PËRGJIGJU