SHPËRNDAJE

Derbi është derbi edhe në një tjetër hemisferë. Tifozët e përjetojnë njësoj një ndeshje të tillë edhe në Australinë e largët.

Mbështetësit e Fc Syndey janë indinjuar nga ish portieri i tyre Vedran Janjetovic, i cili në merkaton e janarit iu bashkua ekipit të të njëjtit qytet Western Sydney Wanderers.
Pasi ka bërë disa pritje të shkëlqyera në pjesën e parë, me fillimin e së dytës, tifozët e Syndey kanë shprehur kundërshtimin i tyre ndaj tij në një mënyrë tejet të veçantë.

Ata kanë hedhur gjarpërinj gome duke e fajësuar për transferimin tek rivalët e të njëjtit qytet. “Gjarpërinjtë për një gjarpër”, një mesazh i qartë dhe simbolik ky nga tifozët e ish ekipit të tij.

PËRGJIGJU