SHPËRNDAJE

për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori dhe stafi i trajnerëve, Besnik Kollari, Fadil Berisha, Isa Sadriu dhe Bahri Berisha ka arritur sot në mesditë në qytetin bregdetar turk, Kusadasi, aty ku do të marrë pjesë në turneun “Aegeani Mercedes Cup 2017”. Ekspedita është akomoduar në hotelin “PineBay Holiday Resorts”, ku janë të akomoduara edhe përfaqësueset e tjera pjesëmarrëse të këtij turneu. Në orët e mbrëmjes Përfaqësuesja U-17 ka mbajtur një seancë stërvitore në kompleksin sportiv “Altinordu”, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e nesërme kundër Turqisë, e cila fillon në orën 14:30. Do theksuar se gjatë fazës përgatiore të muajit dhjetor dhe janar për këtë turne, përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur në mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm për shkak të lëndimeve si Mark Bushaj (Vëllaznimi) dhe Florian Hysenaj (FC Lausanne Sport), derisa sot për shkak të problemeve me dokumentacionin nuk ka arritur të udhëtojë me ekspeditën në Turqi as Dorian Osmanollaj (SK Sturm Graz). Përzgjedhësi Kollari në prag të nisjes së këtij turneu është shprehur i sigurt se angazhimi i djelmoshave nuk do të mungojë. “Për këtë turne ua kemi dhënë rastin shumë futbollistëve që luajnë në Ligën e Kosovës dhe besoj se angazhimi i tyre do të jetë maksimal. Tash na mbetet të shohim se si do të paraqitemi, pasi kjo është hera e parë që luajmë në nivele të tilla dhe presim t’i shohim vlerat tona. Sigurisht se ky turne do të na shërbejë për të ardhmen për vazhdimin e procesit të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit që fillojnë në muajin tetor. Normalisht se do të jetë vështirë sepse kemi të bëjmë me përfaqësuese që kanë përvojë, por ne do të japim maksimumin tonë”, ka theksuar Kollari.
Do theksuar se për shkak të tërheqjes nga pjesëmarrja në këtë turne të Rumanisë dhe Kazakistanit, Kosova do t’i luajë vetëm dy ndeshje në fazën e grupeve, por organizatorët janë përkujdesur që secila skuadër ta luajë edhe nga një ndeshje ‘Fair-Play’-i, kështu që Kosova më 17 janar në orën 12:00 do të ballafaqohet me Greqinë. Kësisoj krahas ndeshjes me Turqinë, të përzgjedhurit e Kollarit do të luajnë edhe kundër Sllovakisë, më 19 janar, në orën 14:30. Në grupin tjetër bëjnë pjesë Ukraina, Greqia dhe Mali i Zi.

 

PËRGJIGJU