SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur për transferimin e mundshëm të Paulo Dybalas te Real Madridi, duke thënë se vetëm ai mund të vendosë për të ardhmen e tij.

“Paulo është lojtar i shkëlqyer, dhe gjithmonë dua t’i kem më të mirët në krah”, tha fillimisht Higuain për “Gazzetta dello Sport”.

“Nuk e di nëse janë të vërteta të gjitha lajmet për interesimin e Real Madridit, në këtë rast –vendimi do të jetë vetëm i tij”, shtoi ai, i cili ishte pjesë e “Los Blancos” për shumë vite.

“Por, nuk duhet të brengosemi për këtë. Kemi edhe shumë tituj për të fituar në krah të njëri-tjetrit”, përfundoi Higuain.

PËRGJIGJU