SHPËRNDAJE

Kosova do të marrë pjesë në elimintaoret e Kupës së Botës, “Rusi 2018”, ndërsa ka bërë gati ftesat për lojtarët që do t’i bashkohen për ndeshjen e parë zyrtare që do ta zhvillojë më 5 shtator. Ndërsa në 24 orët në vazhdim pritet që të të ketë të tjera prurje, pasi presidenti i FFK-së ka bërë njoftimin se do të ketë zhvillime për lojtarët që pritet që të veshin fanellën e Kosovës.

I ftuar në një emision në televizionet kosovare, Lorik Cana, i cili tashmë është lojtar i dorëhequr nga kombëtarja kuqezi, ka deklaruar se do të jetë tifozi i parë i Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen. “Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë. Me rëndësi që të kemi sukses. Do të vij në Prishtinë për të parë Kosovën. Duhet kohë, por është fazë e mirë që duhet të punojmë. Kosova ka kualitetet. Veç me e pa faktin se sa futbollistë nga Kosova jemi në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Të shohim edhe të tjerët në përfaqësuese tjera. Kosovarët tani po luajnë edhe në klube të mëdha evropiane. Talentet vetëm po shtohen”, përfundoi Cana.

PËRGJIGJU