SHPËRNDAJE

Bayern Munchen vazhdon traditën përballë Hamburgut duke ia mbushur rrijetën me gola gati çdo 10 minuta lojë.
Bavarezët shënuan fitore 8:0 rezultat identik si në edicionin 2014/15, ndërsa që nga vviti 2011 gjiganti i madh gjerman ka realizuar plot 44 gola në shtëpi kundër këtij rivali.
Robert Leëandoëski e mori topin në shtëpi pasi shënoi hat-trick, kurse Kinglsey Koman i shënoi dy gola të tjerë dhe nga njëherë realizuan edhe Arturo Vidal, David Alaba dhe në fund Arjen Robben.

Leipzig po e ndjek Bayernin pas fitores 3:1 në shtëpi ndaj Koln, dhe mbetet -5 ndaj bavarezëve. Emil Forsberg e hapi serinë e golave për të avzhduar me autogol Dominic Maroh. Mysafirët kthehen në lojë kur Yuya Osako shënoi pak minuta brenda pjesës së dytë, derisa rezultatin final e vuri Timo Werner.

Edhe Borussia Dortmund shënoi fitore në këtë xhiro duke mposht shumë lehtë në udhëtim Freiburg 0:3.
Për çudi golin e parë e shënoi mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos, ndërsa dy golat e radhës i shënoi supersulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang që po lufton ta fitoj “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Leverkusen humbi në shtëpi 0:2 nga Mainz, derisa fitore në udhëtim shënoi edhe Augsburg ndaj Darmstadt.

PËRGJIGJU