SHPËRNDAJE

Referimi në Premier League është skandaloz, dhe pa asnjë dyshim më i dobëti në Evropë. Gjyqtarët në këtë kampionat përveç që janë më të moshuar në kampionatet tjera, vendimet e tyre asnjëherë nuk janë të sakta, gabimet janë shumë të rënda dhe shumë shpesh ndikojnë direkt në rezultat.


Manchester United-Bournemuth, ishte tregimi i radhës këtë herë me gjyqtarin kryesor Kevin Friend. Pak minuta para fundit kur rezultati ishte i barabartë 1:1, ndodhën dy tollovi brenda pak minutash ku protagonistë ishin Tyrone Mings dhe Zlatan Ibrahimovic.
I pari e shkeli në kokë Ibran, kurse ky i dyti e qëlloi me bëryl në fytyrë, por me karton të kuq u ndëshkua vetëm anëtari i skuadrës më të vogël angleze, e që për të gjithë është dashur edhe Ibrahimovic të largohej nga loja.
Bile në pjesën e dytë Ibra e huqi edhe penalltinë.

PËRGJIGJU