SHPËRNDAJE

Kur kanë edhe dy javë nga starti i edicionit të ri në Formula 1, Ferrari ka filluar të japë shenjat e para pozitiviteti. Pas Kimi Raikkonen edhe piloti gjerman Sebastian Vettel ka regjistruar kohët më të mira, madje duke vendosur edhe rekordin e këtyre testeve dimërore. Me gomat “ultrasoft”, piloti gjerman i Ferrarit la pas me 3 të dhjetat Mercedesin e Hamilton.

Në këtë ditë të parafundit të testeve dimërore, Vettel pati kohën 1’19’004, ndërkohë që koha e tretë ishte e Esteban Ocon me Force India. Gjermani realizoi 60 xhiro në total në shtegun e “Montmelo”, 8 më shumë se Hamilton. Edhe për britanikun kjo ishte një ditë për të testuar gomat “ultrasoft”.

Koha e katërt më e mirë u vendos nga Red Bull i Daniel Ricciardo, ndërsa kanë vazhduar problemet për McLaren, kurse Stoffel Vandoorne u detyrua të dilte në dy raste nga shtegu.

PËRGJIGJU