SHPËRNDAJE

Stanislav Wawrinka ka kaluar në rrethin e katërt të në Indian Wells, pasi mposhti pa ndonjë problem të madh gjermanin Philip Kohlschreiber, dhe atë për vetëm 78 minuta lojë me rezsultat 2:0 në sete 7-5 6-3. Dueli i radhës për zvicëranin do të jetë kundër japonezit Yoshihito Nishioka i cili befasisht eliminoi nga turneu çekun Thomas Berdych.
Të lehtë e pati austriaku Dominic Thiem i cili mposhti në dy sete, gjermanin Mischa Zverev. Përfundoi në ruandin e tretë ëndrra e kanadezit Vasek Pospisil, tenistit që ruandin paraardhës kishte dhuruar befasinë e madhe duke nxjerrë jashtë Mastersit kalifornian, numrin 1 të Botës, britanikun Andy Murray. Pospisil u mposht në set final nga serbi Lajovic. 6 game humbi në total Gael Monflis përballë John Isner. Me shifrat 6-2 6-4, tenisti francez fitoi ndaj amerikanit në vetëm 1 orë e 9 minuta lojë. Nuk zhgënjeu as belgu David Goffin me këtë të fundit që kaloi në dy sete, spanjollin Albert Ramos. I dha lamtumirën turneut amerikan ndërkohë italiani Fabio Fognini i cili u mposht shumë thjeshtë nga uruguaiani Pablo Cuevas.

PËRGJIGJU