SHPËRNDAJE

Gjiganti italian Juventus e ka ndërmend që gjatë verës së ardhshme të tentojë transferimin e futbollistëve të rinj, të cilët do të sillnin freski në sulm dhe do ti krijonin një stabilitet afatgjatë.

Sipas mediave italiane, zyrtarët e Juventus janë duke monitoruar situatën e Federico Bernardeschi të Fiorentinës, Kylian Mnappe të Monacos dhe Domenico Berrardi.

Nuk dihet akoma nëse është duke u përgatitur ndonjë ofertë konkrete për treshën e lartëpërmendur, mirëpo një gjë është e ditur tashmë që futbollistët në fjalë janë tepër cilësorë dhe me të ardhme të ndritur.

PËRGJIGJU