SHPËRNDAJE

Klubi i vetëm kosovar që është pjesë e garave ndërkombëtare (Ballkan League) Peja, është në telashe të mëdha pasi disa basketbollistë mund të mos luajnë fare në ndeshjen gjysëmfinale të këaj gare kundër Kumanovës që në program është të mërkurën mbrëma nga ora 19.00.
Është muaji i tretë që lojtarët nuk i kanë marr pagat e tyre të cilat u janë premtuar se do t’i kenë në xhirollogari, mirëpo në rast se klubi pejan nuk i kryen këto obligime apo së paku një pagë deri në ditën e lojës, shumë basketbollistë pritet që të mos luajnë fare, shkruan “Korneri.net”.

Austin Tillotson, Alban Veseli, Mirza Ahmetbashic dhe Noah Dahlman, edhe ashtu nuk luajtën fare kundër Yllit, dhe ky ishte sinjali i parë që ata mund të mos dalin fare në parket kundër Kumanovës, mëson “Korneri.net”
Nga ana tjetër zyrtarët e klubit u kanë premtuar që minimumi një pagë do tu paguhet të mërkurën paradite në mënyrë që ata të jenë pjesë e skuadrës.

Duhet të pranojmë se me potencialin që ka Peja, lojtarët që posedon dhe mënyrën sesi ka luajtur deri më tani, është njëri mndër favoritët kryesor për ta fituar këtë vit Ligën Ballkanike, dhe t’i ndodh një gjë e tillë vetëm pak ditë para kësaj ndeshje si dhe ajo që do të luhet të premten kundër Sigal Prishtinës në kryeqytet, do të ishte mëkati më i madh për vet klubit dhe qytetin.

PËRGJIGJU