SHPËRNDAJE

Kampionati spanjoll vazhdon të ketë rivalitetin e madh ndërmjet gjigantëve Real Madrid dhe Barcelona, kështu që për shumë kë ndeshja direkte ndërmjet tyre do të jetë përcaktuese për titull të kampionit në La Liga.

Lajmi i fundit i sapo dalur nga Federata Spanjolle e Futbollit bën të ditur se ‘El Clasico’ e fundit për këtë sezonë në La Liga do të zhvillohet me 23 prill në ora 20:45.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid në “Camp Nou” ishte mbyllur me rezultat të barabartë, kurse dueli i muajit prill që zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të të La Liga-s mund të përcaktojnë edhe ekipin që në fund do ta marrë kurorën e më të mirit në futbollin spanjoll për edicionin 2016/17.

PËRGJIGJU