SHPËRNDAJE

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki beson se ka ardhur koha që Kosova ta fitojë një ndeshje zyrtare në kualifikimet për Botërorin 2018, shkruan zeri.info.

Trajneri kosovar shprehet optimist para lojës së 24 marsit ndaj Islandës në Shkodër, duke e respektuar megjithatë kundërshtarin në maksimum.

“Islandën s’ka nevojë ta prezantoj. Është një shembull shumë i mirë për vendet më të vogla. Me një organizim të mirë dhe karakter të qëndrueshmërisë, ka arritur këtu ku është sot. Nuk është befasi për mënyrën se si është punuar në këtë vend në 10 vjetët e fundit. Bëhet fjalë për një ekip që ka luajtur në çerekfinale të Evropianit, një ekip që e ka eliminuar Anglinë”, deklaroi fillimisht Bunjaki në konferencë për shtyp.

Ne kemi filluar të fitojmë eksperiencë, është loja e pestë për ne. Jemi në një fazë shumë më të mirë se që ishim në fillim, kemi krijuar konkurrencë. Prandaj, besoj se ka ardhur koha që edhe ne të festojmë, me pak fat mund të fitojmë. Me siguri, asnjë trajner nuk hyn në lojë për humbje, prandaj unë besoj dhe shpresoj në fitore”, ka përfunduar Bunjaki.

PËRGJIGJU