SHPËRNDAJE

Portieri fantastik i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin atë me ndonjë largim të mundshëm nga ekipi aktual.

Mediat italiane vazhdimisht jashtë duke spekuluar një largim të mundshëm të Donnarumma në drejtim të Juventusit, mirëpo portieri 18-vjeçar, i grumbulluar nga Ventura për ndeshjen ndaj Shqipërisë gjatë një konference për media ka përgenjështruar të gjitha zërat e kohëve të fundit.

“Jam një milanist i lindur, kështu qe e ardhmja ime lidhet vetëm me Milanin. Nuk janë të vërteta spekulimet e fundit që me lidhin mua me Juventusin apo ndonjë skuadër tjeter. Agjenti im është duke punuar me zyrtarët e Milanit për zgjatjen e kontratës edhe për shumë vite, kështu që tifozët “rossoner” duhet të jenë të qetë pasi e ardhmja ime lidhet vetëm me ta dhe me skuadrën e tyre të zemrës”, përfundoi Donnarumma.

PËRGJIGJU