SHPËRNDAJE

“Më falni, thjeshtë jam i lodhur pas këtyre dhjetë ditëve. Më falni”, e nisi fjalimin e tij tenisti zvicëran Stan Wawrinka i cili humbi në finalen e Indian Wells nga bashkëkombasi i tij Roger Federer (4:6, 5:7).

Kështu pas më pak se dy muaj Federer ia shkaktoi dy humbje të rënda Wawrinkas, pasi që e mposhti në gjysmëfinalen dramatike në Australian Open.

“Do të doja t’ia uroj këtë triumfin Roger-it”, vazhdoi Wawrinka i cili e pa që Federer ishte duke qeshur. “Ai po qeshet, por ai është një trap, mirëpo është OK”, tha në shaka e më pas foli seriozisht.

“Kam humbur disa duele nga ti, por kur luajte në finalen e Australian Open unë isha tifozi më i madh i yti. Urime për rikthimin tëndë. Çdokush që e adhuron tenisin, dëshiron t’i shoh duelet tua” tha i përloturi Wawrinka pas ovacioneve të mëdha të publikut.

Ishte ky duel ii tyre i 23-të, në mes Wawrinka dhe Federer me këtë të fundit që i ka shënuar 20 fitore. Njëherësh, Federer 35-vjeçar u bë tenisti më i vjetër që e fiton ndonjë Masters, duke e tejkaluar rekordin që e mbante Andrea Agassi me një vit e një muaj më i ri.

PËRGJIGJU