SHPËRNDAJE

Roger Federer ka shënuar fitore ndaj Nick Kyrgios me rezultat 2:1 në sete, 7:6(9), 6:7(9), 7:6(5), dhe në këtë mënyrë ka kaluar në finale të Miami Masters, atje ku e pret Rafael Nadal.
Ky duel hyri në orën e katërt kur rezultati ishte 5:4 për Federer në tie-break, dhe në në një moment dikush nga publiku me zë të lartë tha “aut”, me ç’rast Kyrgios e humbi një top të pastër pas së cilës ndikoi shumë në humbjen e tij, dhe normalisht që tenisti australian ia tha disa fjalë fyese atij shikuesi.
Më pas ai e theu me forcën më të madhe që kishte reketin e tij përtokë, duke u krijuar një situatë aspak e mirë.

Marr në përgjithësi, loja ishte fenomenale dhe një çmenduri e paparë pasi të tre setet kaluan me tie-break, kurse shikuesit panë hiq më pak se 269 poene, që është e rrallë nëpër një ndeshje tenisi me tri sete.
Në finale kundër Nadal do të jetë hera e 37 që tenistët më të mirë në dekadën e fundit takohen mes vete.

PËRGJIGJU