SHPËRNDAJE

Rafael Nadal i shkakonte Roger Federerit humbje të mëdha dikur zvicëranit, por kohëve tyë fundit apo më saktë kur të dy i kaluan të 30-tat, Federer po e shkatërron spanjollit ku po e takon.
Pas finales në Australian Open edhe në Indian Ëells para dy javësh, Federer festoj edhe në Masters që u mbajt në Miami duke shënuar fitore ndaj rivalit të tij 2:0 në sete, 6:3, 6:4 duke e fituar trofeun e 91. në karrierë.

I papërsëritshmi Federer nuk e humbi asnjë shërbim, ishte plotësisht dominues në lojë dhe me meritë triumfoi.
Edhe pse 36-vjeçar Federer po kalon formë të jashtëzakonshme i ka fituar 20 nga 21 ndeshje të fundit, ndërsa të hënën kur do të publikohet lista e re e ATP-së, Federer do të rikthehet në mesin e pesë tenistëve më të mirë.

PËRGJIGJU