SHPËRNDAJE

Pas triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale në Melburn të Australisë, erdhi shumë shpejt kundërpërgjigjja e Mercedesit me nënkampionin e vitit të kaluar, Lewis Hamilton. Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi garën i pari duke mos pasur rival të denjë.

Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel përfundoi i dyti dhe tash ai dhe Hmailton kanë pike të njëjta pas dy garave të para në këtë edicion që duket se do të jetë shumë interesant.
Një garë dhe luftë e madhe u zhvillua në xhirot e fundit në mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e tretë dhe të fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit, por në kthesën e fundit frenoi deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.

Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.

PËRGJIGJU