SHPËRNDAJE

Skuadra Mercedes ka zënë dy vendet e para të nisjes për Çmimin e Madh të Bahreinit. Këtë herë jo me Hamilton të parin, por me pilotin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas.
Ishte xhiroja e fundit ajo që i dha “pole position” Bottas me kohën 1:28:769, ndërsa Hamilton mbeti i dyti me kohën 1:28:792.

Hamilton kishte fituar dy vite radhazi “pole position” në Bahrein, por këtë herë është thyer nga shoku i tij i skuadrës.
Menjëherë pas dyshes së Mercedes, do të niset Vettel e pas tij Ricciardo. Vetëm vendi i pestë në nisje për pilotin tjetër të Ferrarit, Raikkonen.

Gara do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

PËRGJIGJU