SHPËRNDAJE

Houston më lehtë se që pritej e nisi pjesën e play-offit me fitore 118:87 ndaj Oklahoma City.
James Harden e mposhtie dhe rivalin e tij të madh Russell Westbrook, pasi të dy janë kandidatë serioz për MVP. Ylli i Rockets shënoi 37 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime, kurse nga ana tjetër Westbrook i cili gjatë pjesës së rregullt me mesatare triple-double, këtë mbrëmje shënoi vetëm 22 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, por pati edhe 9 topa të humbur.

Washington në krahët e John Wall (32 pikë 14 asistime) mposhti Atlanta 114:107. Mirëpo, ai pati përkrahje edhe nga Bradley Beal me 22 pikë dhe Markieff Morris me 21.
Nga ana tjetër te Hawks që e humbën lojën në periudhën e tretë kur shënuan 10 pikë më pas se kundërshtarët, më efikasit ishin, Dennis Scroder me 25 pikë dhe Paul Millsap me 19.

Golden State, skuadra më e mirë e Perëndimit pati telashe të mëdha në duel me Portland, pasi në tri periudhat e para nënkmpionët nuk arritën të bëjnë asgjë.
Por, 12 minutat e fundit ishin fatale për Blazers që në fund humbën 121:109.
Portland-it, nuk i ndihmuan as 41 pikët e C.J McCollum dhe 34 pikët e Damian Lillard, pasi te Warriors shkëlqyen të gjithë derisa më efikasit ishin, Kevin Durant me 32 pikë dhe Stephen Curry me 29.

Befasia më e madhe ndodhi në klasikën e basketbollit amerikan. Chicago Bulls mposhti skuadrën më të mirë të Lindjes, Boston Celtics me rezultat 106:102.
Shkëlqeu Jimmu Butler me 30 pikë, kurse Bobby Portis i shtoi 19 pikë të tjera, derisa Rajon Rondo shtuan Dwayne Wade i shtuan 12 përkatësisht 11 pikë.
Te Boston më të mirët ishin, Isaiah Thomas me 33 pikë dhe Al Horford me 19.

PËRGJIGJU