SHPËRNDAJE

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm dy ndeshje të play-off-it, në NBA, ku kampionët aktual Cleveland Caveliers shënuan edhe fitoren e dytë ndaj Indiana Pacers dhe tash shkuan në epërsi prej 2:0 në seri.
Kyrie Irving ishte violina e parë e Cavs me 37 pikë të shënuara , Kevi Love i shtoi 27 pikë e 11 kërcime, ndërsa LeBron James 25 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime. Indianan e mbajtën Paul George me 32 pikë 8 kërcime dhe 7 asistime dhe Jeff Teague me 23 pikë të shënuara.

San Antonio poashtu erdhi te fitorja e dytë në duel me Memphis Grizzlies. Spurs festuan 96:82 me 37 pikë dhe 11 kërcime të lojtarit më të mirë Kawhi Leonard. Tony Parker i shtoi 15, kurse Danny Green 12. Te “arushat” më i miri ishte Mike Conley me 24 pikë dhe Zach Randolpf me 18 pikë e 10 kërcime. Ishte kjo përballje e barabartë e vëllezërve Gasol. Pau shënoi fitore, kurse Marc mbrëmjen e mbylli me 12 pikë 6 kërcime dhe 3 asistime, derisa Pau ishte vetëm një pikë dhe një kërcim më pak.

PËRGJIGJU