SHPËRNDAJE

Boston është në situatë të ëvshtirë që në raundin e parë të play-off-it në NBA. Skuadra e cila e përmbylli pjesën e rregullt në pozitën e parë në Lindje, humbi edhe ndeshjen e dytë 97:111, dhe tash Bulls kanë epërsinë 0:2 në seri.
Ndeshja e dytë kaloi edhe me gjestin skandaloz të lojtarit të Celtics, Marcus Smart. Atë tifozët e fishkëllyen pasi e huqi një treshe në mesin e periudhës së fundit, ndërsa ai ua tregoi atyre gishtin e mesëm derisa skuadra e tij pranonte pikë të tjera nga kundërshtari.
Me 22 pikë të shënuara Dwayne Wade ishte lider i Bulls, aq sa i shënoi edhe Jimmy Butler, ndërsa Robin Lopez i shtoi 18 pikë të tjera.
Te humbësit u dalluan Isaiah Thomas me 20 pikë dhe Jae Croëder me 16.

Utah Jazz dhe LA Clippers u barazuan në seri 1:1. Skuadra nga LA luajti shumë më mirë dhe më kujdesshëm sidomos në mbrojtje në këtë duel dhe në fund ia doli të triumfonte fal aqendrës Black Griffin i cili shënoi 24 pikë, kurse Deandre Jordan i shtoi 18 pikë e 15 kërcime.
TeUtah u dalluan Gordon Hayward me 20 pikë dhe Derrick Favors me 13.

Dhe në ndeshjen e fundit Toronto mposhti 106:100 Milwaukee Bucks, dhe poashtu edhe në këtë përballje rezultati në seri barazohet 1:1.
Ishte ndeshje shumë e barabartë dhe vensdosi periudha e fundit në të cilën vendasit shënuan pesë pikë më shumë dhe kjo mjaftoi.
Demar DeRozan me 23 pikë dhe Kyle Lowry me 22 ishin liderët e Raptors, ndërsa te Bucks më të mirët ishin, Giannis Antetokounpo me 24 pikë e 15 kërcime dhe Khris Middleton me 20.

PËRGJIGJU