SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Roma-s Edin Dzeko raportohet të jetë mes opsioneve që Milan ka nëse nuk arrin të transferojë objektivin kryesor Pierre-Emerick Aubameyang. Të mërkurën trajneri Vinceczo Montella kishte një takim që zgjati tre orë me drejtorët Mirabell dhe Fassone, teksa blerja e klubit nga Yonghong Li u konfirmua javën e kaluar. Dhe detyra parësore është të zëvendësohet Carlos Bacca në qendër të sulmit.

Burime të shumta kanë Aubameyang si zgjedhjen e parë, pasi heroi i Borussia Dortmund e filloi karrierën e tij te akademia e të rinjve të Milan. Gjithsesi, Mediset Premium sugjeron se Dzeko është plani B për sezonin e ardhshëm, pasi më në fund është përshtatur në Serie A pas një sezoni debutues të vështirë. 31 vjeçari momentalisht është në vend të parë me 25 gola të shënuar në luftën për Këpucën e Artë.

PËRGJIGJU