SHPËRNDAJE

Basketbollistët e Cleveland kanë rikthyer rezultatin në favour të tyre edhe pse ishin duke humbur me 26 pikë dallim, për të triumfuar në fund 119:114 ndaj Indiana Pacers, dhe në këtë mënyrë kampioni aktual kaloi në epërsi 3:0 në seri të play-offit.
Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 74:49 për Pacers dhe pak kush ka mundur të besonte se në pjesën e dytë Cleveland do t’i shënonte 70 pikë (dy herë nga 35) dhe të pnaonte vetëm 40.
LeBron James ndeshjen e mbylli me triple-double 41 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime.
Katër basketbollistët tjerë të Cleveland, Kevin Love, J. R. Smith, Kyrie Irving dhe Channing Fryei shtuan nga 13 pikë secili.
Lojtari më i mirë të Indiana ishte Paul George me 36 pikë, 15 kërcime dhe 9 asistime.
LeBrn James është i vetmi basetbollist pas Oscar Robertson që ka shënuar më shumë se një triple-double me 40 e më shumë pikë në play-off.
Pacers të dielën do të mundohet të shënojnë fitoren e parë në mënyrë që t’i shmanget eliminit kaq të shpejtë pas vetëm katër ndeshjeve.

Në ndeshjen e tretë të serisë, të parën para shikuesve të vet, Milwaukee Bucks në asnjë moment nuk lejuan mysafirëve Toronto Raptors që të kalojnë në epërsi dhe në fund shënuan fitore të thellë 104:77. Khris Middleton me 20 pikë e 7 asistime dhe Giannis Antetokounmpo me 19 pikë e 8 kërcime, udhëhoqën skuadrën vendase. Basketbollistët e Torontos ishin të dobët nga gjuajtjet pasi patën vetëm 34% të shutit të saktë.
Më efikasi ishte Kyle Lowry dhe Delon Wright me nga 13 pikë secili.
Të shtunën Bucks luajnë në shtëpi në ndeshjen e katërt dhe kanë gjasa të mira që të kalonë në epërsi prej 3:1 dhe t’i afrohen raundit tjetër.

Në ndeshjen e fundit Memphis shënoi fitore ndaj San Antonio me rezultat 105:94, duke e ngushtuar epërsinë në seri prej 2:1. Vendimtare doli të jetë periudha e tretë e cila u takoi atyre 31:17 dhe në 12 minutat e fundit hyri me +18 pikë epërsi. Mike Conley shënoi 24 pikë për fituesit e 8 asistime, kurse Zach Randolph dhe Marc Gasol nga 21 secili. Te Spurs më efikasi ishte Kawhi Leonard me 18 pikë, kurse LaMarcus Aldridge shënoi 16 pikë e 11 kërcime.

PËRGJIGJU