SHPËRNDAJE

Ndeshja e vështirë kundër Anderlecht në kuadër të çerekfinales në Europa League ka qenë shumë e vështirë pr Manchester United në aspektin rezultativ ashtu edhe me lëndimin e lojtarëve.
United siguroi gjysmëfinalen në minutën e 107 përmes Rashford, por humbi dy elente të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, por ndoshta edhe të tërë stinorit.

Në fakt, argjentinasi Marcos Rojo fillimisht u largua nga loja pas lëndimit mjaftë të keq në gjurit të këmbës së majtë, kurse saktësisht në sekodant e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, Zlatan Ibrahimvic ka tmerrësisht keq në këmbën e djathtë dhe lëndoi gjurin.

Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho gjatë konferencës për shtyp foli për të futbollistët e tij dhe ka thënë se nuk është aspak optimist se do të dëgjoj lajme të mira pasi që të dy pësuan lëndime serioze.

Në fundjavë Man.United i shkon Burnley në kuadër të Premier League, aty ku po lufton ta siguroi së paku pozitën e katërt dhe një vend në Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU