SHPËRNDAJE

Lajme aspak të mira vijnë nga Peja, shkruan Korneri.net.
Kriza e madhe financiare e para ndonjëherë në klubin pejan ka bërë që zyrtarët e klubit t’i lirojnë të gjithë basketbollistët e huaj, por jo vetëm pasi nga skuadra do të largohet edhe disa lojtarë vendor.
Dalhman, Billy, Abramovic, Miljanic, Rundles dhe Tillotson tashmë janë larguar pasi ndaj tyre nuk janë kryer obligimet financiare, ndërsa sipas informacioneve të Korneri.net, vazhdimin e garave nu do ta vazhdojnë sigurtë as Alban Veseli dhe Mirza Ahmetbasiq.

Peja luan gjatë ditës së sotme me Vëllaznimin në Gjakovë dhe skuadra do të jetë e tëra me lojtarë vendor dhe të skuadrës së juniorëve.
Nuk ka sinjale se Peja do të jetë me lojtarë të huajë edhe në play-off, pasi sipas të gjithëve mezi po presin që ky edicion të përfundojë kështu me telashe. /Korneri.net

PËRGJIGJU