SHPËRNDAJE

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Champions Leagues. Fati i ka buzëqeshur Juventusit e cila peshkoi një kundërshtar më të lehtë në letër pikërisht, Monacon.

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved kërkon që lojtarët bardhezinj mos nënvlerësojnë kundërshtarin pasi ai ka paralajmëruar se Monaco është një ekip me shumë talente.

“Të luash kundër një skuadre plot me talente të rinj që nuk kanë çfarë të humbasin është e rrezikshme. Në Ligën e Kampionëve duhet të bësh më të mirën tënde në çdo lojë dhe ky është synimi ynë. Në Barcelonë bëmë një gjë të madhe, por lojtarët tani janë të fokusuar që të fitojnë Kupën “, deklaroi zv.Presidenti i Juventusit.

PËRGJIGJU