SHPËRNDAJE

Rafael Nadal rimori fronin e “Princit” të Monakos, duke fituar turneun “Masters” të Montekarlos dhe duke e çuar në 10 numrin e titujve të fituar në këtë eveniment, më shumë se çdokush tjetër.

Diçka që konfirmon edhe njëherë atë që dihet prej vitesh: spanjolli është “mbreti” i fushave me dhè të tenisit.

Në karrierën e tij, Nadal ka shënuar 50 tituj të fituar në sipërfaqe të tilla, duke kaluar legjendën Guillermo Villas, me argjentinasin që ka në karrierën e tij 659 fitore e 162 humbje.

Dhjetë tituj në një turne është një shifër që lë vërtet përshtypje. Askush nuk ka mundur të bëjë më mirë sesa spanjolli përsa u përket triumfeve në të njëjtin turne. Nadal ka gjithashtu 9 tituj në “Roland Garros” dhe 9 në turneun e Barcelonës.

Bilanci i tenistit nga Majorka në sipërfaqet me dhè është i frikshëm, 370 fitore e vetëm 34 humbje, me një efektivitet prej 91.5%. Nadal mban edhe një rekord përsa i përket këtij tipi fushash, 81 fitore radhazi rekord, që e vendosi në periudhën 2005-2007, por që u ndërpre nga Roger Federer në Hamburg.

/ Top Channel

PËRGJIGJU