SHPËRNDAJE

Pasi vetëm pak javë më parë për herë të 10. e fitoi titullin në Monte Carlo, tenisti spanjoll Rafael Nadal për herë të 10. e fitoi turneun edhe në Barcelonë. Ish tenisti më i mirë në botë në finale e mposhti aurtralianin Dominica Thiema me rezultat 2:0, në sete 6-4,6-1.
Për Nadalin ishte ky suksesi i 71. në karrierë aty ku e fitoi turneun edhe një vit më herët, paara se ta nis serinë tri herë nga viti 2011 deri më 2013, dhe pesë herë nga viti 2005 deri më 2009.

Spanjolli në Monte Carlo u bë tenisti i parë në “erën open” që e fiton një turne 10 herë, dhe këtë e përsëriti edhe në Barcelonë.
Një tjetër rast për “la decima”, do ta ketë shumë shpejt në Roland Garos, atje ku poashtu e ka fituar turneun nëntë herë, aty ku në fushën e dheut është mbret.

PËRGJIGJU