SHPËRNDAJE

Vazhdon dominimi dhe lufta Mercedes-Ferrari edhe në Çmimin e Madh të Spanjës.
Në shtegun “Montmelo” në Barcelonë, ai që shkëlqeu gjatë provave zyrtare ishte Lewis Hamilton, i cili dominoi gjatë gjithë kohës. Piloti britanik e fitoi edhe një “pole position” e kësaj gare me kohën 1.19:149 të mijtat, shkruan Korneri.net.

Nuk ishte shumë larg tij, Sebastian Vettel që në çastet e fundit shënoi kohën e dytë më të mirë me vetëm 51 të mijtat më shumë se Hamilton. Edhe vija e dytë e startit të garës është e përfshirë nga Mercedes dhe Ferrari, me Valteri Bottas në vendin e tretë dhe Kimi Raikkonen në të katërtin.

Pas Mercedes e Ferrarit, skuadra që bëri paraqitjen më të mirë ishte Red Bull që siguroi vendin e 5 dhe të 6 me dy pilotët e saj.
McLaren shkaktoi befasinë e madhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Spanjës, pasi u përfshi në dhjetëshen më të mirë spanjolli Fernando Alonso. Piloti 35-vjeçar, për kënaqësi të publikut spanjoll u rendit në vendin e shtatë. /Korneri.net.

PËRGJIGJU