SHPËRNDAJE

Roger Federer tërhiqet edhe nga Roland Garros. Veterani zviceran i cili e nisi në mënyrë fantastike këtë sezon nuk do të marrë pjesë as në grand-slamin e dytë të vitit pas ende nuk e ka hedhur pas shpine dëmtimin që pësoi pas përfundimit të Mastersit të Miamit. Pasi hoqi dorë nga të gjithë turnetë në fushat me dhe të kuq, mbreti Roger ka vendosur të mos luajë as në Roland Garros.” Për fat të keq kam vendosur të mos shkoj në Paris, kam diskutuar gjatë me stafin tim dhe kam dalë në përfundimin se të luaj vetëm një turne në fushat me dhe të kuq, nuk do të ishte një gjë e mirë për vazhdimësinë e sezonit duke patur parasysh gjëndjen time aktuale, theksoi fituesi i 18 turneve Slam.

Federer, i cili në grand-slamin parizien ka fituar në vitin 2009, ndërsa nuk mori pjesë as sezonin e kaluar, ka nisur që tani të mendojë për vazhdimin e karrierës së tij sepse në moshën 35-vjecare, tenisti helvet duhet të dijë ti menaxhojë mirë forcat për të qëndruar në nivelet më të larta. ” Do të luaj në turnetë me bar, ky sezon nisi në mënyrë të mrekullueshme për mua por duhet të tregohem i rezervuar që karriera ime të zgjasë sa më shumë. Më vjen keq për fansat e mi francezë, shpresoj shumë të jem vitin e ardhshëm në Roland Garros, deklaroi Federer. Fushat me dhe të kuq nuk janë të preferuarat e mbretit Roger i cili ka vuajtur gjithmonë në këtë lloj terreni. Në Roland Garros ai ka humbur plot 4 finale dhe të gjitha rivalit të tij të madh spanjollit Nadal i cili konsiderohet ndryshe edhe si specialisti i turneve me dhe të kuq.

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU