SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina e ka fituar përballjen e dytë të Play Off, pasi sonte mposhti bashkimin në Prizren me rezultat 78:73, në një ndeshje dramatike që nga fillimi e deri në fundt.

Gjatë 40 minutave lojë ndeshja ishte e barazpeshuar, pasi herë njëra skuadër e herë skuadra tjetër dilnin në epërsi, por në çerekun e fundit skuadra kryeqytetase ishte më e koncentruar në momentet vendimtare, kështu që me plotë meritë arriti të shënonte fitore, duke barazuar rezultatin ne 1:1 me fitore në kuadër të fazës finale të këtij edicioni në basketbollin kosovar.

Më të dalkuarit sonte te bashkimi ishin Black 22, Locke me 15 dhe Popovic 13pikë të shënuara, kurse te Prishtina më efikasët ishin Moser 21, Hinds 13 dhe G.Rugova me 11 pikë të realizuara./Korneri.net.

PËRGJIGJU