SHPËRNDAJE

Kampioni aktual në NBA, Cleveland Caveliers e ka nis në mënyrë perfekte serinë finale të Lindjes me fitoren ndaj Boston Celtics 117:104 (30:19, 31:20, 31:36, 25:29), për të kaluar në epërsi prej 1:0. Në këtë mënyrë skuadra e Tyronn Luea bëri që në start “break”, duke fituar në shtëpinë e Boston duke shënuar fitoren e nëntë me radhë nga po aq ndeshje në play-off sivjet, ndërsa ishte kjo fitorja e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit ndaj Celtics, shkruan Korneri.net.

LeBron James dhe Kevin Love ishin të jashtëzakonshëm duke shënuar së bashku 70 pikë, andaj gjasat e Boston ishin minimale të kërkojnë fitore në TD Garden, i cili nisi të zbrazej në tminutat e fundit duke e parë dominimin e Cavs.
James shënoi 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, kurse Love 32 pikë e 12 kërcime. Shumë i mirë ishte edhe Tristian Thompson me 20 pikë e 9 kërcime, derisa Kyrie Irving regjistroi 11 pikë e 6 asistime.
Në anën tjetër Jea Crowder dhe Avery Bradley shënuan nga 21 pikë secili, ndërsa si gjithmonë më i miri te Boston, Isaiah Thomas këtë herë realizoi double-double 17 pikë e 10 asistime.

Caveliers e nisën ndeshjen fuqishëm dhe shumë shpejt kaluan në epërsi prej 13 pikëve, dhe këtë epërsi asnjëherë nuk e arriti Boston. Thomas shumë vonë u zgjua nga gjumi që e kishte kapluar në pjesën e parë, ndërsa James dhe Love i dërguan mysafirët në 26 pikë dallim (57:31), kurse pjesën e parë e mbyllën me +22 (61:39).

Ndeshja e dytë zhvillohet në mes të premtës dhe të shtunës poashtu në Boston. /Korneri.net.

PËRGJIGJU