SHPËRNDAJE

Ëstë shumë për të dyshuar sesi Leicester City edicionin e kaluar u shpall kampion i Anglisë. Me formacion 90% të njëjtë me atë të vitit që shkoj, në këtë që është në përfundim ka kaluar momente shumë të vështira sepse deri shtatë javë para fundit ka qenë shumë afër zonës së kuqe, shkruan Korneri.net.

Leicester City pësoi debakël në shtëpi 1:6, nga Tottenham që ka kaluar stinorin më të mirë të mundshëm në tri dekadat e fundit.
Harry Kane ishte hero i ndeshjes duke shënuar katër gola, ndërsa dy të tjerët i realizoi Heung-Min Son. Reprezentuesi anglez tash ka arritur në kuotën e 22 golave, dy më pak se Romelu Lukaku dhe në më pak se Alexis Sanchez.
Golin e vetëm për Leicester e shënoi Ben Chilëell. /Korneri.net

PËRGJIGJU