SHPËRNDAJE

Real Madrid shënoi fitore 1:4 ndaj Celta Vigos në ndeshjen e mbetur, dhe tash në xhiron e fundit kundër Malagas i duhet vetëm një barazim që të shpallet kampion në La Liga për herë të 33. në histori të klubit, shkruan Korneri.net.
Lojtarët e Realit patën shumë duele të fuqishme me kundërshtarët, edhe pse lojë shumë më e lehtë. Aq fortë luajtën vendasit në këtë duel saqë të gjithë te Reali menduan se ishin paguar nga Barcelona në mënyrë që ta ndalin klubin mbretëror.

Kamerat kapën një moment shumë interesant në këtë duel. Cristiano Ronaldo aq shumë ishte bërë nëvoz në lojtarët e Celta Vigos sa u tha atyre “Keni marr para, shumë para”.
Në Spanjë është e ndaluar që që skuadra e tretë të ofrojë para për klubin tjetër si në këtë rast Barcelona, që po lufton me Realin për titullin kampion. /Korneri.net

PËRGJIGJU