SHPËRNDAJE

Golden State, sipas mendimit të shumë ekspertëve, aktualisht është skuadra më e fuqishme e basketbollit në botë, dhe është faviriti më i madh për ta fituar sivjet titullin në NBA, SHKRUAN Korneri.net.
Warriors janë në rrugë të mirë që për herë të tretë me radhë të luajë në finalen e madhe.
Para dy viteve e fitoj titullin duke e mposht Cleveland Caveliers, pastaj vitin e kaluar humbi pikërisht nga LeBron James &co, kurse nuk është aspak befasi nëse këto skuadra i shohim për herë të tretë rresht në finalen e madhe.

Duke e ditur se basketbollisti është sport kolektiv, dhe asnjëherë individual, është befasi e madhe për botën e kësaj loje sesi është e mundur që në mesin e pesëshes më të mirë të mos jetë asnjë lojtarë nga Golden State.
Gazetarët nga mbarë bota kanë votuar pesëshen më të mirë, dhe aty ishin James Harden, Russell Westbrook, LeBron James, Kawhi Leonard dhe Anthony Davis.

Pesëshen e dytë e përbëjnë Isaiah Thomas, Stephen Curry, Kevin Durant, Giannis Antetokounmpo dhe Rudy Gobert.
Ndërsa, në skuadrën e tretë janë DeMar DeRozan, John Wall, Jimmy Butler, Dryamond Green dhe DeAndre Jordan. /Korneri.net.

PËRGJIGJU