SHPËRNDAJE

Ishte 20 maj 1992, kur Barcelona luajti në finalen e parë të formatit të ri Champions League përballë skuadrës shumë të fortë atë botë italiane Sampdoria, e zhvilluar në Ëembley të Londrës, shkruan Korneri.net.
Sot trajneri i Evertonit holandezi Ronald Koeman, ishte realizuesi i golit të vetëm në atë takim në minutën e 112, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola.
Ishte ky titulli i parë evropian për blaugranët që më vonë fituan edhe katër trofe tjerë.

Koeman ishte mbrojtësi i vetëm në botë atëkohë që shënonte shumë gola pasi goditjet e tij ishin fatale për portierët, andaj nuk ka qenë edhe befasi që pikërisht ai realizoi nga gjuajtja e lirë, pasi italianëve ishte shumë vështirë t’i shënohet goli nga loja aktive.

Dhe, pikërisht ngjarjen e para 25 viteve e kujton edhe sot Koeman që në mënyrë indirekte kërkohet nga Barcelona për trajner dhe nuk ka qenë e rastësishme lajmi dhe shkrimi për holandezin në të përditshmen “El Mundo Deportivo”.

“Ndihem krenar për atë që kam arritur me Barcelonën sa ishte futbollist. Nuk do ta harroj kurrë atë moment që më bëri hero të ndeshjes, hero të Barcelonës që e fitoj titullin e parë evropian dhe hero i një qyteti të tërë” tha Koeman ndër të tjera në një intervistë të gjatë për këtë medium. /Korneri.net

PËRGJIGJU