SHPËRNDAJE

Milani pritet të bëjë një merkato të madhe duke afruar në skuadër emra të njohur të futbollit botëror pasi pronarët e rinj kërkojnë ta rikthejnë Milanin një skuadër konkurrente jo vetëm në Itali por edhe në Champions League.

Ende pa u hapur dritarja e transferimeve, kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë dy goditje të mëdha. Bëhet fjalë për mbrojtësin zviceran të krahut të majtë Rodrigez dhe mesfushorin shumë të talentuar të Atalantas, Franck Kessie.

Të dy lojtarët në total do të kushtojnë plot 43 milionë euro, ku kartoni i Rodrigez kushtoi 15 milionë euro, ndërsa futbollisti do të firmosë një kontratë 4- vjeçare me një rrogë 3 milionë euro + bonuset e ndryshme.

Ndërsa në krahun tjetër Franck Kessie kushtoi 28 milionë euro dhe futbollisti do të firmosë një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

PËRGJIGJU