SHPËRNDAJE

Juventus mundi Lazion në Olimpico 2-0 në finalen e Kupës së Italisë duke e fituar këtë trofe për herë të 12, më shumë se cdo skuadër tjetër. Por jo vetëm kaq, Zonja e Vjetër vendosi edhe një rekord tjetër pasi bëhet i pari ekip që fiton këtë trofe për të tretin vit radhazi. Në listën e rekordeve e vendos emrin e tij edhe Gianluigi Buffon, vetëm se për legjendën 39 vjecare të Juventusit ky rekord është disi i çuditshëm. Buffon e fitoi Kupën e Italisë pa luajtur as edhe një minutë dhe kjo ka ndodhur për 3 sezone rresht. Kjo për faktin se stafi teknik i torinezëve vendosi që në të tre rastet të aplikojë politikën e rotacionit në skuadër duke u dhënë shansin portierëve të dytë që të luajnë në këtë kompeticion. Herën e fundit që Buffon zbriti në fushë për të luajtur ndeshje të Kupës ishte në dhjetor të 2012 në 1/8 e finaleve kundër Cagliarit. Që nga ai moment Buffon ka qëndruar vetëm në stol në ndeshjet e Kupës së Italisë.

PËRGJIGJU