SHPËRNDAJE

Përforcimi më i ri i skuadrës nga Liga e dytë e Suedisë Linköping City është përforcuar me kosovarin e jashtëzakonshëm Shkëlqim Pacolli, i cili ka luajtur në ekipin e kombëtares së Suedisë për U-21.

Menaxheri i Linköping City, Melke Alan, thotë që është kënaqësi kur merr një lojtar të moshës së duhur me dëshirë dhe motivim, shkruan Corren.se.

“Një lojtar për të ardhmen”, thotë ai për 23-vjeçarin.

“Ai mund të luajë kudo në pozicionim përpos portier. Më pëlqen të marr lojtarë të cilët mund të luajnë në shumë pozicione, në këtë mënyrë kemi më shumë vegla në kuti”, thotë Alan.

Kur vjen fjala për të folur për vete për pozicionin, përgjigja e Pacollit është e çastit.

“Sulmues. Sulmues i majtë”, thotë ai dhe shton pas një pauze, “apo portier”, dhe qesh.

Pacolli nuk është i huaj me Linköping City. Më herët në para-sezonë ai ka luajtur për ekipin. Sidoqoftë, puna e ka penguar që të kthehet në klub deri tani.

Tani ideja është që ai të qëndrojë në City për këtë sezonë – dhe tjetrën. Varet nëse City shkon në Ligën e parë apo jo.

“Kam pasur një mundësi të mirë që kam ardhur këtu, me kushte të mira për të luajtur dhe ngritur më lart. Kam në shënjestër të ngrihem edhe më lart në të ardhmen”, thotë Pacolli.

Pacolli ka luajtur në Kosovë në ligën më të lartë. Ai ka luajtur për skuadrën Besa të Hajvalisë si mesfushor.

Tani ai është gati të luajë të premten në mbrëmje në ndeshje kundër Kulma-s, ku ai do të jetë në ekipin startues./Korneri.net.

PËRGJIGJU