SHPËRNDAJE

Maqedonia është duke u përgatitur që ndeshja e radhës kualifikuese mes saj dhe Shqipërisë të zhvillohet në një stadium shumë larg zonës së populluar nga shqiptarë. Dje, një përfaqësi e UEFA-s, me kërkesë të Federatës Maqedonase të Futbollit ka inspektuar kushtet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Federata Maqedonase, jo vetëm që kërkon ta dërgojë ndeshjen në një impiant shumë të vogël në krahasim me “Filipin e Dytë” në Shkup, por edhe po mendon zhvillimin e përballjes me kuqezinjtë në një impiant ku koret raciste antishqiptare janë shumë të freskëta. Pak ditë më parë, në finalen e Kupës së Maqedonisë, në këtë stadium janë dëgjuar kore raciste antishqiptare, mirëpo kjo nuk ka bërë aspak Federatën e Maqedonisë që të mendojë për të pritur kuqezinjtë në stadiumin kombëtar.

Me këtë lëvizje, federata maqedonase ka marrë këshilla dhe disa detyra për të realizuar në këtë impiant dhe duket qartësisht që është duke punuar për të marrë dakordësinë e UEFA-s që përballja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë më 5 shtator të luhet në këtë impiant të vogël./ panorama sport

Image

PËRGJIGJU