SHPËRNDAJE

Trajneri italian i kampionit më të ri në Bundesliga Bayern Munchen, Carlo Ancelotti i ka bërë thirrje organizatës evropiane të futbollit (UEFA), që të fusin nga edicioni i ardhshëm video-xhirimet e ndeshjes në mënyrë që gjyqtarët të shohim momentet diskutabile apo edhe gabimet që ata i bëjnë më momentin e ndonjë vendimi që në fund del të jetë edhe fatal më klubin që dëmntohet, shkruan Korneri.net.

Ancelotti ende nuk po mundet të qetësohet pas eliminimit nga Liga e Kampioëve prej ish skuadrës së tij Real Madrid, në çerekfinalen e dytë të zhvilluar në Madrid, pasi sipas tij gjyqtarët e kishin “sakatuar” Bayernin me vendime që ndikuan direkt në rezultat.

“Ekzistojnë gjyqtarë të mirë dhe pak më të dobët. Gjithkush gabon, por assesi nuk duhet të ketë gabime të tilla në gara si Liga e Kampionëve. Në gjysmëfinale na është bërë e padrejtë. Në histori do të hyjë fakti se Reali e mposhti Bayernin, por e gjithë bota e pa se çfarë na bënë gjyqtarët. Duhet të futet teknologjia sepse është shumë e domosdoshme në futboll” ka përfunduar deklaratën e tij italiani dhe trajneri më i respektuar në botën e futbollit tash e dy dekada./Korneri.net

PËRGJIGJU