SHPËRNDAJE

Manchester United asnjëhereë në 20 vitet e fundit nuk ka pasur më pak yje në skuadër dhe ishte mjaftë e vështirë të emërohet dikush më i miri në stinorit që është afër përfundimit.
Normalisht, në vitet e fundit lojtari më i mirë i United është zgjedh gjithmonë nga tifozët dhe ata për këtë vit nuk e kanë emëruar portierin David De Gea që e fitoi këtë epitet në tri vitet e fundit, apo Zlatan Ibrahimovic ose Paul Pogba, shkruan Korneri.net.

Këtë herë tifozët e klubit më të shumtë në Angli, kanë zgjedh mesfushorin spanjoll Ander Herrera të cilën e kanë çmuar jashtëzakonisht shumë.
I palodhshëm, vrapues i madh, luftëtarë dhe mbi të gjitha lojtar që i jep zemër skuadrës dhe ngritë shumë shpesh tifozët në Old Trafford në këmbë duke kërkuar përkrahje edhe më të zjarrtë.

Duket pak e çuditshme pse pikërisht ai kur gjatë këtij edicioni ka shënuar vetëm një gol në Premier League dhe ka asistuar në 11 gola të tjerë, por kjo ka qenjë një prej arsyeve të fuqishme që ai është emëruar lojtari më i mirë, ndërsa fakt edhe më i madh është se spanjolli nuk e promovon vetën jashtë fushës së blertë, me frizura të reja apo me reklama të panovojshme pasi ai vetën e tregon në lojë. / Korneri.net.

PËRGJIGJU