SHPËRNDAJE

Jorge Sampaoli do të jetë përzgjedhësi i ri i Argjentinës. Këtë e ka konfirmuar vet argjentinasi i cili në fund të këtij edicioni edhe zyrtarisht do të largohet nga Sevilla.
“Nuk po e lëshoi klubin tim për të kaluar në një tjetër, por për përfaqësuesen time” ka thënë Sampaoli për mediat spanjolle, përcjell Korneri.net.

Sampaoli e ka fituar Copa America në vitin 2015 me Kilin, dhe një sukses të tillë e kërkon edhe me Argjentinën e sidomos të jetë e denjë në Kampionatin e ardhshëm botëror që zhvillohet në Rusi më 2018.
Federata e Argjentinës e futbollit (AFA), ka bisduar shumë më herët me klubin spanjoll Sevilla për të marr përgjigjen pozitive andaj me të përfunduar ky edicion në La Liga, Sampaoli do të nis punën e tij te Argjentina.

“Ka vendosur zemra. Nuk ka qenë vendim i lehtë për mua që të largohem nga Sevilla, por dua ta pranoj faktin se do të jemë në krye të shtetit tim, dhe kjo më bënë shumë krenar”, ka përfunduar deklaratën e tij 47-vjeçari i lindur në Casilda Santa Fe. / Korneri.net.

PËRGJIGJU