SHPËRNDAJE

Njëri ndër lojtyarët më me përvojë jo vetëm te Drita, por edhe në futbolln kosovar, Erdin Hashani ka folur ekskluzivisht për redaksinë e “Korneri.net”, rreth derit të madh kundër rivalit Gjilanit, si për barazhin, sepse Drita është sigurtë aty dhe për herë të tretë me radhë.
Por, sipas Hashanit Drita do ta përballojë me sukses edhe këtë pengesë pavarësisht kundërshtarit, por edhe ndeshjen e së shutunës në mënyr që t’i gëzojnë tifozët e vet “Intelektualët”.

“Tashmë thuja se 95% jemi në barazh duke e ditë që kundërshtarët tanë çfarë ndeshje kanë mendoj që në jemi ne barazh, po nuk besoj që jemi skuadër që duhet ta kemi frikë barazhin sepse në ekip kemi lojtarë shumë me pervojë gjë që kjo është në favorin tonë.”

“Unë mendoj që pse jemi këtu është që këtë edicion kemi pasur shumë lëndime dhe këto kanë ndikuar shumë sepse skemi qenë në asnjë ndeshje me formacion të njëjtë, dhe është nje edicion që për ne ka qenë i pa fat. Dhe, pas çdo ndeshje që kalonte sa më shumë vinte e rritej presioni për rrezultate, dhe kjo ndoshta edhe ka ndikuar që mos të arrijmë qëllimet që kishim.”

“Nesër e kemi një ndeshje të rëndesishme për ne pavarsisht pozitës në tabelë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë për tifozët tanë që pavarsisht rezultateve, ata kurrë nuk na kanë lënë vet, kështu që është një mundësi shumë e mirë për neve që t’i shperblejmë ata me fitore. E thash edhe më herët se kemi lojtarë me pervojë që nuk mendoj qe duhet të kemi problem për pergaditjen psiqike sepse secili nga ne është i vetëdijshëm se çfarë loje me rendesi është ajo e barazhit. Unë mendoj që lojtarët e mëdhenjë duhet të dëshmohen në ndeshje që janë me presion dhe të rëndesishme në menyrë që në keto ndeshje me tregu vetën se sa vlejnë.” /Korneri.net

PËRGJIGJU